Pas humbjes së Orbanit, bashkëpunëtorët e tij nxjerrin pasuritë jashtë Hungarisë! Asetet zhvendosen drejt vendeve të Lindjes së Mesme - Gazeta Express
string(131) "pas-humbjes-se-orbanit-bashkepunetoret-e-tij-nxjerrin-pasurite-jashte-hungarise-asetet-zhvendosen-drejt-vendeve-te-lindjes-se-mesme"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 23:02

Pas humbjes së Orbanit, bashkëpunëtorët e tij nxjerrin pasuritë jashtë Hungarisë! Asetet zhvendosen drejt vendeve të Lindjes së Mesme

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 23:02

Humbja e Orbanit në zgjedhje, i hapi rrugën një kapitulli të ri politik në Hungari nën drejtimin e Peter Magyar. Por, paralelisht me ndryshimin e pushtetit, raportohet për një “garë” të shpejtë nga rrethi i ngushtë i Orbanit për të transferuar pasuritë jashtë vendit.

Sipas burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare, avionë privatë po nisen nga Vjena, ndërsa individë të lidhur me partinë Fidesz po zhvendosin asetet e tyre drejt vendeve si Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në destinacione më të largëta si Australia dhe Singapori.

Që nga ardhja në pushtet e Orbanit në vitin 2010, një rreth i vogël bashkëpunëtorësh të afërt me të ka grumbulluar pasuri të mëdha, pjesërisht falë kontrollit në rritje mbi ekonominë dhe kontratave publike të financuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i ardhshëm, Peter Magyar, ka ngritur alarmin, duke akuzuar persona të lidhur me Fidesz se po përpiqen të mbrojnë pasuritë e tyre nga llogaridhënia përpara se qeveria e tij të marrë detyrën në fillim të majit.

“Oligarkët e lidhur me Orbanin po transferojnë dhjetëra miliarda forinta jashtë vendit”, ka deklaruar ai, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë largimin e personave të dyshuar drejt vendeve ku ekstradimi është i vështirë.

Mes emrave të përmendur është edhe familja e Lorinc Meszaros, një nga aleatët më të afërt të Orbanit dhe një prej njerëzve më të pasur në Hungari, pasuri e cila, sipas kritikëve, është rritur ndjeshëm përmes kontratave publike.

Raportimet flasin gjithashtu për familje oligarkësh që kanë nisur të largohen nga vendi, duke tërhequr edhe fëmijët nga shkollat dhe duke organizuar masa sigurie për largimin e tyre.

Ndërkohë, media investigative hungareze paralajmërojnë se përpjekjet për rikuperimin e pasurive të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme mund të zgjasin me vite.

Magyar ka premtuar një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe klientelizmit, duke deklaruar se Hungaria është përballur me “plaçkitje dhe degradim” gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, akuzat për shkatërrim provash gjatë javëve të fundit të qeverisjes së Orbanit janë hedhur poshtë nga zyrtarët aktualë si të pabaza.

Pas humbjes, Orban ka bërë të ditur se nuk do të marrë mandatin parlamentar, por synon të mbetet në krye të Fidesz për të udhëhequr një proces “rinovimi”.

Raportohet gjithashtu se ai mund të udhëtojë drejt Shtetet e Bashkuara në javët në vijim, ndërsa disa figura të lidhura me Fidesz po aplikojnë për viza pune atje, duke synuar të lidhen me rrjete pranë Partisë Republikane dhe lëvizjes MAGA. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement