Çmime marramendëse për finalen e Championsit mes fluturimeve, hoteleve dhe biletës së lojës - Gazeta Express
string(90) "cmime-marramendese-per-finalen-e-championsit-mes-fluturimeve-hoteleve-dhe-biletes-se-lojes"

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 14:53

Çmime marramendëse për finalen e Championsit mes fluturimeve, hoteleve dhe biletës së lojës

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 14:53

Festa e madhe e Arsenalit pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve është shoqëruar edhe me një “goditje” të fortë për xhepin e tifozëve, pasi kostoja për ta ndjekur ndeshjen nga afër është rritur në mënyrë drastike.

Finalja, e cila do të luhet në Budapest, e ka shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të fluturimeve dhe hoteleve, duke e kthyer udhëtimin për tifozët në një luks të vërtetë.

Sipas raportimeve, biletat e Aeroplanit nga Londra drejt Budapestit kanë arritur deri në rreth 900 –1200 funte për një vajtje-ardhje, ndërsa alternativat më të lira kërkojnë udhëtime të gjata dhe jo të favorshme, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe akomodimi nuk mbetet pas: mbi 90% e hoteleve në qytet janë rezervuar tashmë, ndërsa çmimet për netët e mbetura kanë shkuar në disa qindra euro për natë, me disa opsione edhe mbi 250 funte për hostele të thjeshta.

Në total, një tifoz që dëshiron ta ndjekë finalen live mund t’i shpenzojë rreth 1,500 deri në 2,000 euro, duke e përfshirë fluturimin, hotelin dhe biletën e ndeshjes, e cila gjithashtu pritet të jetë ndër më të shtrenjtat në historinë e kompeticionit.

Biletat për finalen variojnë nga rreth 60 euro për sektorët më të lirë deri në mbi 800 euro për vendet premium, duke e bërë edhe vetë hyrjen në stadium një investim serioz.

Ky “bum” çmimesh vjen në një moment historik për Arsenalin, i cili është vetëm një hap larg trofeut të parë të Championsit, ndërsa u kualifikua në finale pas 20 vjetësh pritjeje, duke e rritur edhe më shumë kërkesën nga tifozët në mbarë botën.

Në fund, entuziazmi për suksesin sportiv po përplaset me realitetin financiar, duke e bërë finalen e këtij viti një nga më të shtrenjtat ndonjëherë për tifozët e futbollit evropian. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement