Ftohet pista Bastoni–Barcelona, Flick nuk është i bindur për mbrojtësin italian - Gazeta Express
string(78) "ftohet-pista-bastoni-barcelona-flick-nuk-eshte-i-bindur-per-mbrojtesin-italian"

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 14:10

Ftohet pista Bastoni–Barcelona, Flick nuk është i bindur për mbrojtësin italian

Sport

Gazeta Express

06/05/2026 14:10

Nga Spanja vijnë lajme që e ftohin ndjeshëm pistën e transferimit të Alessandro Bastonit drejt Barcelonës pasi trajneri Hansi Flick nuk duket plotësisht i bindur për profilin e mbrojtësit të Interit.

Sipas raportimeve, Barça e ka ndjekur prej kohësh qendërmbrojtësin italian të Interit, por situata ka ndryshuar në ditët e fundit, me trajnerin gjerman që po vendos kritere të forta për repartin defanziv dhe nuk garanton hapësira fikse për asnjë lojtar të ri, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë kontekst, Bastoni nuk shihet më si një prioritet absolut i projektit të ri katalunas pasi trajneri gjerman kërkon konkurrencë të brendshme dhe nuk dëshiron “titullarë të sigurt” pa e fituar vendin në fushë.

Ky qëndrim ka bërë që pista e transferimit të “ftohet”, edhe pse lojtari mbetet në radarët e Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Nga ana tjetër, Interi nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes, duke e kërkuar një ofertë të rëndësishme për t’i hapur negociatat.

Megjithatë, situata mbetet e hapur pasi interesimi i Barcelonës nuk është shuar plotësisht dhe gjithçka mund të ndryshojë në varësi të zhvillimeve në “treg” dhe vendimeve përfundimtare të Flick.

Në çdo rast, e ardhmja e Bastonit mbetet një nga temat më të nxehta të “pazarit” evropian të futbollit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement