Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë - Gazeta Express
string(69) "mbyllet-perkohesisht-rruga-rr-vicianum-ne-lagjen-arberia-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 15:38

Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 15:38

Nga nesër, më 7 maj, në lagjen Arbëria do të nisin punimet për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti në rrugën “RR Vicianum”.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve, deri më 12 maj 2026, për shkak të punimeve.

Komuna u bëri thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të kenë mirëkuptim për pengesat e përkohshme në qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

 Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Advertisement
Advertisement
Advertisement