Çka është Europa Conference League, në të cilën dy klube kosovare do të tentojnë të marrin pjesë? - Gazeta Express
string(95) "cka-eshte-europa-conference-league-ne-te-cilen-dy-klube-kosovare-do-te-tentojne-te-marrin-pjese"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 15:16

Çka është Europa Conference League, në të cilën dy klube kosovare do të tentojnë të marrin pjesë?

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 15:16

Llapi dhe njëra mes Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit do të marrin pjesë në kualifikime për ta siguruar pjesëmarrjen në garën më të re të UEFA-s: Europa Conference League.

Por çfarë gare është kjo?

Lexo Edhe:

Europa Conference League do të jetë gara e tretë e UEFA-s për klube dhe do të zhvillohet në të njëjtën kohë me Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ajo do të jetë një garë evropiane e kategorisë të tretë, pas garës më prestigjioze, Ligës së Kampionëve dhe garës dytësore, Ligës së Evropës, raporton Gazeta Express.

Qëllimi për jetësimin e kësaj lige ka qenë për t’u dhënë më shumë klubeve mundësi në futbollin evropian, posaçërisht atyre nga vendet që e kanë shumë të vështirë të kualifikohen në garat e UEFA-s, siç është Kosova, për shembull.

Cilat klube nga Superliga e Kosovës mund të marrin pjesë në kualifikime për këtë garë?

Në bazë të renditjes së Superligës së Kosovës në UEFA (në vendin e 52-të nga 55 liga) fituesi i Kupës së Kosovës dhe nënkampioni i Superligës së Kosovës do të marrin pjesë në kualifikime për Conference League.

Kjo nënkupton se Llapi e ka siguruar një vend në kualifikime tashmë, pasi të mërkurën e fitoi Kupën e Kosovës.

Llapit do t’i bashkohet njëra prej Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit. Dy xhiro para përfundimit të sezonit në Superligë, Prishtina është lidere me 75 pikë, e ndjekur nga Drita me 70 dhe Ballkani me 68.

Fituesi i Superligës së Kosovës e siguron një vend në kualifikime për Ligën e Kampionëve, nga rundi preliminar.

Si funksionon kualifikimi në Conference League?

Asnjë skuadër nuk kualifikohet direkt në fazën grupore.

22 prej tyre kualifikohen përmes fushatës kualifikuese të Conference League.

Ndërsa 10 ekipe të eliminuara nga faza e play-off’t të Ligës së Evropës kualifikohen në këtë garë po ashtu.

Rreth klubeve kosovare

Europa Conference League do t’i ketë katër faza kualifikuese, rreth i parë kualifikues; rrethi i dytë kualifikues; rrethi i tretë kualifikues dhe play-off.

Llapi dhe nënkampioni i Superligës do ta nisin fushatën kualifikuese nga pika zero, për shkak të renditjes së ulët të Superligës së Kosovës në UEFA.

Pra, thënë shkurtimisht, klubet kosovare duhet t’i fitojnë të gjitha katër ndeshjet kualifikuese për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të Conference League. /Gazeta Express/