Cili është plani i Qeverisë Kurti për ndotjen e tmerrshme të ajrit - Gazeta Express
string(66) "cili-eshte-plani-i-qeverise-kurti-per-ndotjen-e-tmerrshme-te-ajrit"

Gazeta Express

24/02/2020 8:06

Cili është plani i Qeverisë Kurti për ndotjen e tmerrshme të ajrit

Gazeta Express

24/02/2020 8:06

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka publikuar ndonjë plan të hollësishëm rreth fushës së ambientit. Dy partitë e koalicionit qeverisës, LVV-ja dhe LDK-ja, deri tash kanë paraqitur vetëm disa pika si orientime programore rreth ambientit. Njohësit e fushës së ambientit konsiderojnë se aktualisht ka një sërë çështjesh, të cilat duhet të trajtohen urgjentisht nga Qeveria e re, shkruan sot gazeta Zëri.

Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë në Republikën e Kosovës edhe më tutje. Përfaqësues të partive në pushtet, të LVV-së dhe të LDK-së, para zgjedhjeve të fundit premtuan disa herë mbrojtjen e ambientit. Mirëpo deri më tash Qeveria e re nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar rreth fushës së ambientit. Kjo temë është përmendur shkurtimisht vetëm në një dokument-marrëveshje të arritur mes LVV-së dhe LDK-së, si rrjedhojë e së cilës erdhi edhe formimi i Qeverisë.

Lexo Edhe: