‘Chopin Piano Fest’ fillon më 9 maj - Gazeta Express
string(33) "chopin-piano-fest-fillon-me-9-maj"

‘Chopin Piano Fest’ fillon më 9 maj

Arte

Gazeta Express

18/04/2024 13:44

Këtë vit festivali i muzikës klasike ‘Copin Piano Fest’ do të mbahet nga data 9 maj deri më 9 qershor. Edicioni i 14-të i festivalit do të mbahet si zakonisht në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare.

Për 14 mbrëmjet e festivalit, organizatoret synojnë t’i ofrojnë publikut një repertor të zgjedhur me kujdes, për t’i gërshetuar tingujt e muzikës së bukur me interpretimin e saj në nivelin më të lartë botëror.

Lexo Edhe:

Të ftuar për të përformuar do të jenë artistë nga vendet si: Gjermania, Tailanda, Austria, Kroacia, Italia, Franca, Lituania e Shqipëria.