Chivu do ta vazhdojë kontratën me Interin - Gazeta Express
string(41) "chivu-do-ta-vazhdoje-kontraten-me-interin"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2026 9:08

Chivu do ta vazhdojë kontratën me Interin

Futboll

Gazeta Express

20/05/2026 9:08

Cristian Chivu është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij te Inter Milan, pasi klubi zikaltër pritet t’i ofrojë një kontratë të re afatgjatë deri në fund të këtij muaji.

Sipas raportimeve, marrëveshja e re do ta lidhë trajnerin rumun me Interin deri në qershor të vitit 2028, me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.

Përveç zgjatjes së kontratës, Chivu do të përfitojë edhe rritje të pagës pas suksesit të jashtëzakonshëm në sezonin e tij të parë në stolin zikaltër.

Ish-mbrojtësi i njohur i Interit arriti të shkruajë histori menjëherë, duke e udhëhequr klubin drejt titullit kampion në Serie A, si dhe triumfit në Kupën e Italisë.

Paraqitjet bindëse dhe rezultatet pozitive kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos humbasin kohë, duke vendosur ta shpërblejnë Cristian Chivu me një marrëveshje të re që konfirmon besimin afatgjatë ndaj projektit të tij te Inter Milan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement