Rudiger do të vazhdojë deri në vitin tjetër me Real Madridin - Gazeta Express
string(60) "rudiger-do-te-vazhdoje-deri-ne-vitin-tjeter-me-real-madridin"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2026 8:48

Rudiger do të vazhdojë deri në vitin tjetër me Real Madridin

Futboll

Gazeta Express

20/05/2026 8:48

Antonio Rüdiger pritet të vazhdojë qëndrimin te Real Madrid edhe për një sezon tjetër.

Sipas raportimeve të mediumit prestigjioz The Athletic, mbrojtësi gjerman do të marrë zyrtarisht një vazhdim kontrate deri në vitin 2027.

Klubi madrilen vazhdon t’i përmbahet politikës së tij të njohur për futbollistët mbi moshën 30-vjeçare, duke ofruar kontrata me rinovim vetëm njëvjeçar.

Rüdiger, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv të “Los Blancos”, ka bindur drejtuesit me paraqitjet dhe eksperiencën e tij në sezonet e fundit.

Që nga transferimi i tij në “Santiago Bernabéu”, reprezentuesi gjerman është shndërruar në një lider të mbrojtjes së madrilenëve, duke fituar besimin e trajnerëve dhe tifozëve falë karakterit luftarak dhe stabilitetit në prapavijë.

Me këtë marrëveshje të re, Antonio Rüdiger do të mbetet pjesë e kampionëve spanjollë deri në verën e vitit 2027.

Advertisement
Advertisement
Advertisement