Chelsea regjistron fitore të thellë ndaj West Hamit - Gazeta Express
string(51) "chelsea-regjistron-fitore-te-thelle-ndaj-west-hamit"

Chelsea regjistron fitore të thellë ndaj West Hamit

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 17:06

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sot me rezultat bindës ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të javës së 36-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” u mbyll me shifrat 5:0.

Cole Palmer (15’), Connor Gallagher (30’), Noni Madueke (36’) dhe Nicolas Jackson (48’, 81’) realizuan në fitoren e “Bluve”.

Chelsea tani ka 54 pikë dhe renditet e shtata në tabelë.

West Hami mbetet në kuotën e 49 pikëve dhe ndodhet në pozitën e nëntë.

Standings provided by Sofascore

/Gazeta Express/