Chelsea e shpërblen Kanten me një kontratë të re - Gazeta Express
string(48) "chelsea-e-shperblen-kanten-me-nje-kontrate-te-re"

Futboll

Gazeta Express

20/06/2021 14:37

Chelsea e shpërblen Kanten me një kontratë të re

Futboll

Gazeta Express

20/06/2021 14:37

Kampioni i Evropës, Chelsea pritet t’i ofrojë një kontratë të re yllit të skuadrës, N’Golo Kantes. “Blutë” po planifikojnë të nisin bisedimet me mesfushorin francez në muajt e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italia, Fabrizio Romano, i cili theksoi se nuk ka nxitim nga Chelsea pasi që marrëdhënia e klubit me Kanten është e shkëlqyeshme, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kante dëshiroi të qëndronte edhe verën e kaluar pas disa javëve të komplikuara dhe dy ofertave të marra dhe Chelsea dëshiron ta shpërblejë Kanten.

Ai ishte ndoshta më meritori që Chelsea arriti të fitonte Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar, duke qenë i pandalshëm në fushë.

30-vjecari është pjesë e Chelseat që nga viti 2016, duke u transferuar nga Leicesteri, ekip me të cilin kishin bërë befasinë e vitit duke e fituar Premierligën. /Gazeta Express/