Chelsea e kthen në “realitet” Liverpoolin - Gazeta Express
string(39) "chelsea-e-kthen-ne-realitet-liverpoolin"

Sport

Gazeta Express

04/03/2021 23:05

Chelsea e kthen në “realitet” Liverpoolin

Sport

Gazeta Express

04/03/2021 23:05

Derbi i xhiros së 27 në Premierligë i ka takuar Chelseat.

Blutë e Londrës kanë arritur të triumfojnë 0-1 midis Anfield ndaj Liverpoolit.

Lexo Edhe:

Të besuarit e Jurgen Klopp i dhanë fund ecurisë negative prej katër humbjeve duke e mposhtur 2-0 Shefieldin xhiron e kaluar dhe u mendua se do të jetë një pikë kthese për të bërë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit.

Por, nuk ndodhi ashtu.

Redsat janë mposhtur sërish dhe kësaj radhe në Chelsea.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar Mason Mount, një gol fantastik në fund të pjesës së parë që doli të jetë i fitores.

Chelsea e ka pushtuar tashmë vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara, derisa Liverpooli ka rënë në pozitën e shtatë, me 43 pikë. /Gazeta Express/