Çfarë po ndodh në Tiranë një ditë para Roma-Fejnord? Kuka zbardh deklarata e trajnerëve - Gazeta Express
string(86) "cfare-po-ndodh-ne-tirane-nje-dite-para-roma-fejnord-kuka-zbardh-deklarata-e-trajnereve"

Çfarë po ndodh në Tiranë një ditë para Roma-Fejnord? Kuka zbardh deklarata e trajnerëve

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 19:40

Gazetari Bledard Kuka në një lidhje të drejtpërdrejtë në Abc ka përshkruar atmosferën në Tiranë një ditë para finales së Conference League, ku do të ndeshen Roma me Fejnordin.

Ai ka zbardhur deklaratat e dy trajnerëve, duke theksuar se si Mourinho ashtu dhe trajneri i i Fejnord kanë besim tek fitorja.

Lexo Edhe:

Kuka tha se gjatë konferencës për mediat trajneri i Romës ka vlerësuar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, si një lojtar shumë i mirë por që mund të rritet edhe më tej.

Pjesë nga diskutimi:

Kuka: Mourinho me humorin e tij ka thënë se është një finale historike, është i kënaqur dhe me Kumbullën. Holandezi ka thënë se pavarësisht se kemi përballë Murinojn por ne do të fitojmë, ka folur edhe për stadiumin duke thënë se është shumë i bukur. Trajneri i Fejnord ka thënë se është në krye të një skuadre të madhe, pavarësisht se Roma mund të konsiderohet favorite skuadra e tij do të fitojë finalen, do të respektojë tifozët. Këtu kishte një grup të madh tifozësh, por se sa do e arrijnë përballë Romës kjo mbetet për tu parë.

Xhokaxhi: Ka një historik mes Fejnordit dhe Romës

Kuka: Armiqësitë kanë ndodhur në përballjet e mëparshme, por ky nuk është një duel klasik. Kur Fejnord ishte një skuadrë e madhe Roma nuk ishte në ato nivele. Në vitin 2002 Fejnordi ka fituar UEFA-n. Por kur ultrasit përplasen ata i mbajnë mend gjëra të tilla. Shpresojmë mos ketë probleme. Ne kemi qenë duke ardhur nga Rinasi dhe në përpjekje për të filmuar tifozët e Romës ata pothuajse kanë goditur kamerën.

Xhokaxhi: Ka një blindim të Tiranës?

Kuka: Sa më shumë afrohesh tek stadiumi aq më tepër ka forca policie, te Blloku ka tifozë të Romës, në rrugët kryesore të Tiranës është dhe vëmendja më e madhe, frika më e madhe është për nesër. Prania e policisë është e rëndësishme.

Xhokaxhi: Ka dhe të ardhur nga Italia dhe Holanda?

Kuka: Po patjetër.

Xhokaxhi: Duke i rikthyer tek ndeshja, pjesa më e madhe e shqiptarëve bën tifo për Italinë. Është një lojtar shqiptar siç është Kumbulla, vlerësimet kanë qenë të mira nga Mohurinho?

Kuka: Mourinho ka patur një histori dashuri urrejtje me Kumbullën, pasi Mourinho është si mace e egër dhe ta thotë atë që ka në sy. Por pavarësisht kritika Kumbulla ia doli të ringrihej, nuk ka qenë gjithmonë titullar, por ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Romën.

Xhokaxhi: Shumë personalitete kanë mbërritur priten dhe të tjerë, mes tyre lojtarë të famshëm si Toti, ka ndonjë axhendë, do ketë takim me tifozerinë?

Kuka: Në të vërtetë nesër mund të kemi diçka, ka lojtarë të njohur është edhe ish-lojrtari i Milanit Boban. Duke u kthyer tek Kumbulla, ai po vesh një fanellë që dikur e ka veshur Naim Kryeziu, i cili në vitin 43 fitoi kampionatin e parë me Romën./abcnews.al