Çerdhet pritet të hapen më 2 qershor, nëse vazhdon rënia e numrit të të infektuarve - Gazeta Express
string(79) "cerdhet-pritet-te-hapen-me-2-qershor-nese-vazhdon-renia-e-numrit-te-infektuarve"

Gazeta Express

26/05/2020 7:45

Çerdhet pritet të hapen më 2 qershor, nëse vazhdon rënia e numrit të të infektuarve

Gazeta Express

26/05/2020 7:45

Pas heqjes së kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga Ministria e Shëndetësisë, pritet të hapen edhe çerdhet për fëmijët.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda Komitetit të MSH-së se vendimi për hapjen e çerdheve do të vijë menjëherë në fazën e tretë të lehtësimit të masave që do të ndodhë më 2 qershor.

Lexo Edhe:

Lehtësimi i masave, përfshirë hapja e çerdheve, do të ndodhë në bazë të situatës epidemiologjike pasi pritet të bjerë edhe më tutje numri i të infektuarve me Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se është duke u shqyrtuar edhe hapja e shkollave për disa klasë të caktuara, jo në tërësi, nga data 2 qershor.

Kujtojmë se MSH-ja sot ka njoftuar se prej nesër më 28 maj qytetarët nuk do të kenë kufizime të lëvizjes, do të hapen objektet fetare, ndërsa mbajtja e maskave do të bëhet e obligueshme.