Bushati pritet nga krerët e FBK-së, dakordohen për Ligën Unike - Gazeta Express
string(61) "bushati-pritet-nga-kreret-e-fbk-se-dakordohen-per-ligen-unike"

Basketboll

Gazeta Express

07/12/2023 20:15

Bushati pritet nga krerët e FBK-së, dakordohen për Ligën Unike

Basketboll

Gazeta Express

07/12/2023 20:15

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Franko Bushati, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë, ndërsa ishte i shoqëruar nga Ersi Oruci, përgjegjës për Ligën Unike në FSHB.

Bushati dhe Oruci janë pritur në FBK nga numri një i FBK-se, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci.

Lexo Edhe:

Bushati ka një karrierë të pasur sportive, duke qenë basketbollist i Kombëtares shqiptare për shumë vite, si dhe ka luajtur në elitën e basketbollit të Italisë, si dhe në shumë skuadra italiane, ku ka një përvojë të gjatë në basketboll.

Kryetari Fetahu e ka uruar Bushatin për pozitën e re në FSHB, duke i uruar suksese, si dhe bashkëpunim maksimal në zhvillimin e basketbollit në Shqipëri.

Krerët e FBK-së dhe Bushati kanë folur për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë vazhdimin e projektit të Ligës Unike.

Të dy palët u dakorduan për fillimin e Ligës Unike për Femrat, ku do të garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe tri më të mirat nga Shqipëria, në bazë të renditjes të edicionit të kaluar. Liga pritet të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë në fund të marsit me organizimin e Final Four në Kosovë.

Ndërkohë, Liga Unike për meshkuj do të zhvillohet në formë të turneut të Final 8, me katër skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria të edicionit të kaluar. Final 8 do të zhvillohet në fund të muajit mars në Shqipëri.

Kalendari për Ligën Unike për femra dhe meshkuj do të publikohet shumë shpejt.

Në fund, Bushati ka falënderuar Fetahun dhe Dushkun për mikpritjen dhe i ka përgëzuar për të arriturat e deritanishme, duke ju uruar suksese në vitin 2024, ku FBK ka fituar të drejtën për të organizuar pesë gara ndërkombëtare.

Në Kosovë verën e ardhshme do të organizohen: FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, FIBA Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, Femrat, FIBA3x3 Europe Cup Prequalifiers, FIBA 3×3 Women’s Series dhe FIBA 3×3 Challenger Prishtina.