Boris Johnson prezanton masat e reja kufizuese që mund të zgjasin gjashtë muaj - Gazeta Express
string(78) "boris-johnson-prezanton-masat-e-reja-kufizuese-qe-mund-te-zgjasin-gjashte-muaj"

Gazeta Express

22/09/2020 14:59

Boris Johnson prezanton masat e reja kufizuese që mund të zgjasin gjashtë muaj

Gazeta Express

22/09/2020 14:59

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i ka prezantuar masat e reja kufizuese pas rritjes së numrit ditor të rasteve të koronavirusit në këtë shtet. Sipas tij, masat e reja mund të mbeten në fuqi për gjashtë muaj.

Përmes një deklarate, shefi i qeverisë britanike paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar është në një pikë kthese të rrezikshme  dhe se njerëzit nuk duhet të jenë të vetëkënaqur, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Masat e reja të qeverisë britanike janë këto:

1. Punëtorët që punojnë në zyra duhet të punojnë nga shtëpia.

2. Nga e enjtja, restorantet dhe kafenetë duhet të ofrojnë shërbime në tavolinë, me përjashtim të marrjes së ushqimit me vete, dhe duhet të mbyllën në orën 22.

3. Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm për stafin e gastronomisë në mjedise të mbyllura, shitësit e shitoreve me pakicë dhe për pasagjerët në taksi.

4. Lokalet e akomodimit janë të detyruara t’i respektojnë masat e distancës sociale.

5. Vendet e punës duhet të jenë të siguruara për ta shmangur rrezikun e infektimit me koronavirus.

6. Nga e hëna, numri më i madh i lejuar i dasmorëve në një dasmë do të jetë 15, ndërsa më parë kjo shifër ishte 30.

7. Sportet që luhen në hapësira të mbyllura do të ndalohen, kurse nga 1 tetori do të pezullohen planet për kthimin e pjesshëm të tifozëve në stadiume.

8. Do të dyfishohet gjoba për mosvendosje të maskës dhe shkeljes së “rregullës së gjashtëshit”, nga 100 në 200 funte.