Boris Johnson paditet nga familjet e viktimave të Covid-19 - Gazeta Express
string(58) "boris-johnson-paditet-nga-familjet-e-viktimave-te-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 20:13

Boris Johnson paditet nga familjet e viktimave të Covid-19

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 20:13

Më shumë se rreth 2 mijë familje që humbën një apo më shumë anëtar të familjes për shkak të COVID, kanë hedhur në gjyq kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Sipas “Daily Mail”, grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshiron të detyrojë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë.

Lexo Edhe:

Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspertësh rreth përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut.