Borell ia tregon Vuçiqit emrin e emisarit të BE'së për dialogun Kosovë –Serbi - Gazeta Express
string(75) "borell-ia-tregon-vuciqit-emrin-e-emisarit-te-bese-per-dialogun-kosove-serbi"

Gazeta Express

21/02/2020 14:58

Borell ia tregon Vuçiqit emrin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë –Serbi

Gazeta Express

21/02/2020 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sic shkruajnë mediat serbe, ka zhvilluar sot në mëngjes një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e emrit të emisarit që do të caktojë Brukseli për të ndërmjetësuar negociatat Kosovë-Serbi.

I thirrur në burime diplomatike, ‘Blici’ serb thotë se Borell i ka treguar Vuçiqit emrin e Përfaqësuesit Special që do ta emëroj.

Lexo Edhe:

Megjithatë thuhet që Borell ia ka treguar atë emër në konfidencialtet për të mos u zbuluar derisa të merret verdikti final.

Gjithashtu thuhet se kanë diskutuar edhe për çështjen e vazhdimit të negociatave kur Vuçiq kishte përsëritur edhe një herë se kusht kryesor për t’u kthyer në tryezën e dialogut është heqja e taksës.

 “Vuçiq përsëriti se heqja e taksës është një kusht kryesor për rifillimin e dialogut dhe se pa këtë nuk do të ketë kthim në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ky burim./Express/