Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë - Gazeta Express
string(63) "borell-dhe-varhelyi-mesazh-per-davkoven-dhe-formimin-e-qeverise"

Maqedoni

Gazeta Express

10/05/2024 20:18

Borell dhe Várhelyi mesazh për Davkovën dhe formimin e Qeverisë

Maqedoni

Gazeta Express

10/05/2024 20:18

 Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe eurokomisioneri Olivér Várhelyi kanë dal me një komunikatë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare, zgjedhjen e Siljanovskës-Davkovës si presidente dhe formimin e Qeverisë.

Borell dhe Varahelyi theksuan se BE-ja përgëzon Presidenten Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj dhe mezi pret të punojë me te si kryetaren e parë femër të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Lexo Edhe:

“Ne inkurajojmë aktorët përkatës politikë që të punojnë për të formuar një parlament dhe një qeveri të qëndrueshme. Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Sipas BE, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në BE dhe tani do të jetë e rëndësishme të zbatohen angazhimet e pazgjidhura të nevojshme për hapjen e grupit të parë në procesin e anëtarësimit.

“BE dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një partneritet të fortë. Vendi është plotësisht i lidhur me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe ne presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të zhvillohet më tej”, thekson Borell dhe Várhelyi.

BE-ja shton më tej se misioni i përbashkët ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve nga ODIHR dhe OSBE, Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i karakterizoi të dyja zgjedhjet si konkurruese dhe respektuese të lirive themelore.

“Administrata zgjedhore i organizoi zgjedhjet në mënyrë efikase. Mjedisi mediatik ishte përgjithësisht i lirë. Ndërkohë që kuadri ligjor zgjedhor hodhi bazën për zgjedhje demokratike, disa dispozita nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, sa i përket aksesit të barabartë në media, llogaridhënies së financimit shtetëror dhe aksesit në korrigjim ligjor. Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor u futën me vonesë dhe nuk pasqyruan rekomandimet e ODIHR-it.

Pasi Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të lëshojë rekomandimet e tij përfundimtare për zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi Evropian pret që të gjithë aktorët politikë, institucionet përkatëse dhe palët e interesuara të demonstrojnë përkushtimin e tyre për forcimin e demokracisë duke punuar së bashku për t’i zbatuar ato rekomandime me shpejtësi dhe shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe të rregullta parlamentare u mbajt në Maqedoninë e Veriut më 8 maj. Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ato u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike. Zgjedhjet ishin konkurruese dhe liritë themelore u respektuan, megjithëse procesi mbetet i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme”, thekson BE.