string(46) "blero-me-te-dashur-te-re-eshte-modele-e-njohur"

Yjet

Gazeta Express

22/07/2024 23:20

Blero me të dashur të re, është modele e njohur

Yjet

Gazeta Express

22/07/2024 23:20

Pas ndarjes me ish-bashkëshorten Afrona Dika, këngëtari i njohur Blero Muharremi, prej kohësh ka deklaruar se është në një lidhje tjetër, por pa ndarë më tepër detaje.

Blero, së fundmi është parë në krahët e modeles së njohur, Vjosa Pllana, e cila është shumë e famshme në rrjetet sociale.

Siç duket vendimin për të bërë publike lidhjen e tyre e ka marrë Vjosa e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, shfaq dyshen të lumtur krah njëri-tjetrit.