Biserko:  Komuniteti serb në Kosovë po përballet me presion të ashpër nga Beogradi - Gazeta Express
string(80) "biserko-komuniteti-serb-ne-kosove-po-perballet-me-presion-te-ashper-nga-beogradi"

Biserko:  Komuniteti serb në Kosovë po përballet me presion të ashpër nga Beogradi

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 8:20

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka folur për integrimin e serbëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se komuniteti serb në Kosovë po përballet me presion të ashpër nga Beogradi.

Lexo Edhe:

Sipas saj, ata po instrumentalizohen për interesat e Beogradit dhe jo për interesat e tyre.

Biserko ka deklaruar se ideja për ndarje të Kosovës është ende në tavolinë kur flitet për qëllimet e Serbisë por jo edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Pas rastit të Banjskës dhe luftës në Ukrainë, konteksti ndërkombëtar ka ndryshuar dhe siç e dini, është përfolur për një front të dytë në Ballkanin perëndimor, dhe që atëherë komuniteti perëndimor e ka rritur prezencën e tij”, ka thënë ajo.

Pas rastit të Banjskës, ka shtuar Biserko, ka një qasje të re ndaj Serbisë.

“Ka një qasje të re anipse ata janë ende duke mbajtur derën hapur ndaj Serbisë për të iu bashkangjitur anës perëndimore në vend të lindjes. Janë disa ndryshime që diskutohen në Serbi dhe që përshkruhen si akte armiqësore nga perëndimi ndaj Serbisë”, ka thënë ajo në KTV