Berisha: Rama përdori Soros dhe zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, por s’ia arriti qëllimit - Gazeta Express
string(100) "berisha-rama-perdori-soros-dhe-zyrtarin-e-fbi-se-per-te-shkaterruar-opoziten-por-sia-arriti-qellimit"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 12:10

Berisha: Rama përdori Soros dhe zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, por s’ia arriti qëllimit

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 12:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të degës së PD në Burrel, është ndalur sërish në akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka bërë çdo përpjekje për të asgjësuar opozitën shqiptare.

“Në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe sukseset e jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj. Pasi i ka njohur gabimet, shqiptarët i rikthyen besimin pas vitit 1997 dhe ajo në 8 vite qeverisje e ndryshoi Shqipërinë më shumë se sa kishte ndryshuar ajo në 800 vite të ekzistencës së saj. Shqipëria ndërtoi rrugë, ura dhe tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit së bashku. Shqipëria erdhi në moshën dixhitale. Ndryshoi arsimi, shëndetësia. Dhe ajo po kapte horizontet që meritonte. Por nga viti 2013 gjer më sot, koha ka ndaluar për Shqipërinë, koha është kthyer mbrapsht për Shqipërinë. Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja e Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën. 32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare. Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së. Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë. Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre.”

Lexo Edhe:

Berisha shtoi se shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

“Në vitin 1990, misioni ynë ishte të përmbysim monizmin e Ramiz Alisë dhe bllokmenëve hoxhistë. U përballëm me çdo lloj terrori por nuk u mposhtëm. Forca e idealeve tona e përmbysi atë regjim. Sot pas 32 vitesh jemi përsëri në një monizëm, që bazohet te krimi, droga dhe korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar. Edi Rama, armik i lirisë së shqiptarëve, ia ka dalë që me taksat tuaja, me paratë tuaja, të rekrutojë, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe SHBA, njërin nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së asaj toke. Por ky është akt, të cilin duhet ta ndëshkojmë dhe do e ndëshkojnë shqiptarët. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare. Ndaj dhe sot, çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare e Matit, Klosit dhe gjithë Shqipërisë janë në një mision historik: përmbysjen e këtij monizmi të urryer. Përmbysjen e këtij monizmi armik të lirisë dhe shqiptarëve, përmbysjen e një njeriu që në shtatë vite përzuri 31 përqind të popullatës, çka nuk ka ndodhur në asnjë luftë, në asnjë vend përveçse në Shqipëri.

/Gazeta Express