Benzema pritet t'i mungojë Realit në ndeshjen ndaj Interit - Gazeta Express
string(57) "benzema-pritet-ti-mungoje-realit-ne-ndeshjen-ndaj-interit"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2021 23:40

Benzema pritet t’i mungojë Realit në ndeshjen ndaj Interit

Futboll

Gazeta Express

04/12/2021 23:40

Real Madrid mund të jetë pa Karim Benzeman për përballjen në Ligën e Kampionëve kundër Interit, pasi ai u largua pasi pësoi një lëndim.

Sulmuesi kaloi vetëm 17 minuta në ndeshjen e sotme në La Liga kundër Real Sociedad.

Lexo Edhe:

Ai kërkoi të zëvendësohej dhe raportet fillestare sugjerojnë se është një problem në kofshën e majtë.

Benzema u zëvendësua nga Luka Jovic dhe Marca tashmë raporton se ai është një dyshim i madh për të luajtur në dy ndeshjet e ardhshme kundër Interit dhe Atletico Madridit.

Edhe pse Real Madridi dhe Interi kanë rezervuar tashmë vendin e tyre në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ata do të përballen kokë më kokë të martën në Santiago Bernabeu për të parë se kush do të kalojë si fitues i grupit. /Gazeta Express/