BE-ja ndihmon Kosovën me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh - Gazeta Express
string(80) "beja-ndihmon-ministrine-e-shendetesise-me-pajisje-ne-vlere-prej-5-milione-eurosh"

Gazeta Express

05/06/2020 13:20

BE-ja ndihmon Kosovën me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh

Gazeta Express

05/06/2020 13:20

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka pranuar sot kontingjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në vlerë prej 5 milionë eurosh, raporton Express.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

Lexo Edhe:

Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të donacionit morën pjesë; Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë­s, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe pajisje të tjera.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falenderuar BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se këto 10 autoambulanca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë.

Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë.