Begaj: Kosova, përkushtim të palëkundur ndaj vlerave dhe standardeve evropiane - Gazeta Express
string(76) "begaj-kosova-perkushtim-te-palekundur-ndaj-vlerave-dhe-standardeve-evropiane"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:29

Begaj: Kosova, përkushtim të palëkundur ndaj vlerave dhe standardeve evropiane

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2024 0:29

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzoi sot me anë të një statusi në rrjetet sociale, hapin e parë të finalizimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Begaj e ka quajtur një arritje të merituar miratimin e propozimit që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Lexo Edhe:

Begaj gjithashtu ka vlerësuar edhe përkushtimin e faktorit politik në Kosovë.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkroi Begaj.