"Bayer Neverlosen", Xhaka me shokë e evitojnë prapë humbjen në fund dhe shkojnë në finale - Gazeta Express
string(86) "bayer-neverlosen-xhaka-me-shoke-e-evitojne-prape-humbjen-ne-fund-dhe-shkojne-ne-finale"

“Bayer Neverlosen”, Xhaka me shokë e evitojnë prapë humbjen në fund dhe shkojnë në finale

Futboll

Gazeta Express

09/05/2024 23:04

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Lexo Edhe:

Roma ishte duke avancuar sonte me dy gola të Paredes deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Mancini shënoi autogol  në mintën e 82-të për 1:2.

Kurse, në minutën e shtatë shtesë, Stanisic shënoi pas asistimit të Granit Xhakës.

Në finale, Bayer Leverkusen do të përballet me Atalantan që e eliminoi Marseillen.