string(68) "bashkimi-e-kerkon-finalen-sonte-peja-barazimin-e-serise-gjysmefinale"

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2025 14:33

Bashkimi e kërkon finalen sonte, Peja barazimin e serisë gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

01/05/2025 14:33

Superliga e basketbollit do të vazhdojë sonte me një tjetër ndeshje gjysmëfinale të “play-off”-it.

Mbrëmë Trepça e siguroi finalen pas fitores ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet për ta mbyllur serinë gjysmëfinale 3-1 me ndeshje.

Ndërkaq, sonte do të zhvillohet një tjetër takim i zjarrtë, shkruan “Gazeta Express”.

Peja dhe Bashkimi do ta luajnë ndeshjen e katërt gjysmëfinale, ndërsa për momentin prizrenasit janë në avantazh prej 2-1 me ndeshje.

Kështu, ekipi Portokalli do ta synojë fitoren për t’u kualifikuar në finale, ndërsa pejanët që ta barazojnë serinë në 2:2, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

Portokallezinjtë e fituan ndeshjen e parë me rezultat bindës, 81:61 dhe të tretën 84:78 pas vazhdimeve, kurse pejanët e fituan ndeshjen e dytë 84:79. /Gazeta Express

Gjysmëfinalja e “play-off”-it në Superligë

Sonte

19:00 Peja – Bashkimi