Senatori amerikan Mitch McConnell ka lënë të enjten qendrën e rehabilitimit ku ishte shtruar prej disa javësh dhe është kthyer në banesën e tij.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë se kur 84-vjeçari nga Kentaki do t’i rikthehet detyrave të tij në Senatin amerikan, raporton Axios.
McConnell u shtrua në spital në mesin e muajit qershor dhe që prej asaj kohe nuk është shfaqur në publik.
Për disa ditë, zyra e tij nuk dha asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore, duke nxitur spekulime se ai ndodhej në gjendje kritike apo madje se kishte ndërruar jetë.
Më pas, stafi i senatorit publikoi fotografi të McConnell dhe bashkëshortes së tij, duke sqaruar se ai ishte dëmtuar pas një rrëzimi në banesën e tij, gjatë të cilit kishte humbur përkohësisht ndjenjat. Më vonë ai u përball edhe me një formë të lehtë të pneumonisë.
Megjithatë, mbetet ende në pikëpyetje nëse McConnell është në gjendje të ushtrojë detyrën e tij si senator deri në përfundimin e mandatit, në janar.
McConnell ka bërë të ditur më herët se nuk do të kandidojë për një mandat të tetë në Senatin amerikan. /Panorama