Zvicër: Burri dyshohet se drogoi dhe abuzoi seksualisht disa gra - Gazeta Express
string(63) "zvicer-burri-dyshohet-se-drogoi-dhe-abuzoi-seksualisht-disa-gra"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 23:39

Zvicër: Burri dyshohet se drogoi dhe abuzoi seksualisht disa gra

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 23:39

Autoritetet në kantonin Aargau të Zvicrës po hetojnë një burrë të dyshuar se ka droguar dhe abuzuar seksualisht disa gra, ndërsa aktet i ka filmuar dhe publikuar në platforma pornografike.

Sipas Prokurorisë, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2017 dhe 2022. Viktima kryesore dyshohet të ketë qenë ish-partnerja e tij, e cila në atë kohë ishte e mitur. Ajo humbiste ndjenjat pasi i jepeshin substanca narkotike, ndërsa i dyshuari dyshohet se kryente abuzime seksuale dhe i regjistronte me kamera të fshehura.

Hetuesit besojnë se mund të ketë edhe viktima të tjera, pasi jo të gjitha personat që shfaqen në materialet e sekuestruara janë identifikuar. Gjykata ka refuzuar kërkesën për lirimin e të dyshuarit nga paraburgimi, duke vlerësuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimeve dhe i përsëritjes së veprave penale.

Ndaj tij po zhvillohet hetim për vepra penale kundër integritetit seksual, lirisë, jetës dhe shkelje të ligjit për narkotikët. Deri në një vendim të formës së prerë gjyqësore, ndaj të dyshuarit zbatohet prezumimi i pafajësisë./Albinfo.at

Advertisement
Advertisement
Advertisement