Shkëndija pëson ngushtë në udhëtim nga Hibernian - Gazeta Express
string(48) "shkendija-peson-ngushte-ne-udhetim-nga-hibernian"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2026 23:22

Shkëndija pëson ngushtë në udhëtim nga Hibernian

Futboll

Gazeta Express

06/08/2026 23:22

Shkëndija ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Hibernian.

Ekipi tetovar u mposht 2:1 në udhëtim nga skuadra skoceze, në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë ishte e qetë, pa gola të shënuar dhe me pak raste, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 73-të, Elding kaloi vendasit në epërsi, kurse tre minuta më vonë, Shkëndija u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin me të sapo inkuadruarin në lojë, Gjogjievski.

Në minutën e 90-të, O’Hora realizoi dhe e riktheu epërsinë e Hibernian.

Përkundër fitores së ngushtë, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën tjetër në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement