Bashkëjetesa me të mitura, dy persona shoqërohen në polici e më pas lirohen - Gazeta Express
string(74) "bashkejetesa-me-te-mitura-dy-persona-shoqerohen-ne-polici-e-me-pas-lirohen"

Gazeta Express

24/09/2020 10:56

Bashkëjetesa me të mitura, dy persona shoqërohen në polici e më pas lirohen

Gazeta Express

24/09/2020 10:56

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, për shkak të bashkëjetesës me persona nën moshën 16-vjeçare.

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prizren.

Lexo Edhe:

Policia ka njoftuar se viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq i dyshuari është liruar.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, njofton policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në Lipjan, mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe në këtë rast, i dyshuari pas intervistimit është liruar, bën të ditur policia.

Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë. /GazetaExpress/