Basha “sulmon” Bardhin dhe Rithemelimin: Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, e keni ngrënë lugën e çorbës së prishur - Gazeta Express
string(108) "basha-sulmon-bardhin-dhe-rithemelimin-bubat-e-nikolles-ju-mashtrojne-e-keni-ngrene-lugen-e-corbes-se-prishur"

Basha “sulmon” Bardhin dhe Rithemelimin: Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, e keni ngrënë lugën e çorbës së prishur

Shqiperi

Gazeta Express

18/04/2024 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha jashtë ambienteve të Kuvendit, para nisjes së seancës plenarë ka sulmuar grupin e Bardhit dhe Rithemelimit. Në një deklaratë për gazetarët, Basha foli për pazare me Ramën dhe tha se vendimi i Kuvendit për mos ta dërguar në kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka qenë i rakorduar.

Basha: Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj. Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.

Lexo Edhe: