Basha: Qeveria të caktojë buxhet të qartë për pasojat e tërmetit - Gazeta Express
string(63) "basha-qeveria-te-caktoje-buxhet-te-qarte-per-pasojat-e-termetit"

Gazeta Express

06/12/2019 17:17

Basha: Qeveria të caktojë buxhet të qartë për pasojat e tërmetit

Gazeta Express

06/12/2019 17:17

Në një intervistë për  dhënë nga Durrësi, për Radio Televizionin Ora,  kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, i ka kërkuar qeverisë që përshpejtojë  procesin e vlerësimit të dëmeve,  ndërsa ka shtuar se shuma e vendosur me vendim qeverie prej 20 milion lekësh të vjetra për banorët që vendosin të trajtojnë vetë dëmet nga termeti,  është e pa mjaftueshme. 

Ky është një propozim i i Partisë Demokratike, por Basha, tha se  kjo shume në shumë raste mund të jetë e pa mjaftueshme,  ndaj sipas tij  qeveria duhet  të caktojë një buxhet të qartë.

Lexo Edhe:

Lulzim Basha: “Është një propozim që kemi dhënë disa ditë më parë sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Duhet bërë vlerësimi I dëmit. Shuma 2 milionë lekë të reja mund të jetë minimale në disa raste mund të ketë nevojë dhe për shuma të mëdha. Është e domosdoshme në përputhje ëq jep akti I fatkeqësive natyrore qeveria të caktojë një buxhet të qartë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thirrje sërish qeverisë që të anuloi koncesionet dhe parat e parashikuara për to, ti përdor për qytetarët e prekur nga termeti.

Lulzim Basha: “Kemi insistuar dhe insistojmë për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës apo rindërtimit të banesave të dëmtuara”

Më herët Lulzim Basha, u takua në Durrës  me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.