Ballkani – Feronikeli, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit - Gazeta Express
string(59) "ballkani-feronikeli-gjithcka-vendoset-ne-ndeshjen-e-kthimit"

Gazeta Express

03/06/2020 17:52

Ballkani – Feronikeli, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

Gazeta Express

03/06/2020 17:52

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës, e zhvilluar sot në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit ka përfunduar baras, 0:0

Ballkani dhe Feronikeli kanë barazuar pa gola, 0:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Drenasi është treguar më e rrezikshme në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë edhe pse topin e kanë kontrolluar vendësit.

Mendurim Hoti ka rrezikuar dy herë, ndërsa nga një rast e patën edhe Mevlan Zeka e Lapidar Lladrovci.

Kurse, Mirlind Daku e pati një rast për vendësit në minutat shtesë.

Rezultati i ndeshjes së sotme e lë të hapur kualifikimin dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas dy javësh në Drenas.

Kjo ndeshje është zhvilluar pa praninë e shikuesve, edhe pse ekipi Portokalli është përkrahur nga tifozët “Xhebrailat” nga jashtë stadiumit.

Paraprakisht, dje Prishtina e mundi Drenicën me rezultat 3:0 në kryeqytet. /Gazeta Express/