Bajqinovci zbulon informacionet e shërbimeve të huaja mike të Kosovës: Serbia është duke i trajnuar 400 ekstremistë në Kopaonik - Gazeta Express
string(126) "bajqinovci-zbulon-informacionet-e-sherbimeve-te-huaja-mike-te-kosoves-serbia-eshte-duke-i-trajnuar-400-ekstremiste-ne-kopaonik"

Bajqinovci zbulon informacionet e shërbimeve të huaja mike të Kosovës: Serbia është duke i trajnuar 400 ekstremistë në Kopaonik

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 7:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Serbia është duke i trajnuar 400 ekstremistë në Kopaonik. Sipas tij, kjo informatë është thënë nga shërbime të huaja mike të Kosovës.

“Serbia po i trajnon 400 ekstremistë në Kopaonik. E thonë edhe shërbimet e huaja mike tonat. S’është me rëndësi referenca…shërbimet mike. Mendoj se informacionet, që s’i demanton as Serbia, janë që 400 ekstremistë po trajnohen në Kopaonik sepse s’ka pasur pasoja në Banjskë”, tha ai në KTV

Lexo Edhe:

Ai ka dhënë detaje edhe nga sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Siç ka thënë Bajqinovci, Policia është sulmuar me mbi 25 minahedhës, e mbi 20 herë me zolla dhe armatim të rëndë.

Bajqinovci është shprehur i bindur se Kosova do të pranohet në Këshill të Evropës në votimin në Komitetin e Ministrave. Ai ka thënë se nëse Kosovës i kushtëzohet anëtarësimi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo do të ishte e padrejtë.