Azemi: Deri më 15 maj mund të aplikohet për përfshirje në Pakon Emergjente - Gazeta Express
string(81) "azemi-deri-me-deri-me-15-maj-mund-te-aplikohet-per-perfshirje-ne-pakon-emergjente"

Gazeta Express

07/04/2020 14:40

Azemi: Deri më 15 maj mund të aplikohet për përfshirje në Pakon Emergjente

Gazeta Express

07/04/2020 14:40

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se janë të kënaqur me Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria.

Po ashtu, ai tha se me Bislimin u dakorduan që na këtë pako të përfshihen edhe punëtorët teknikë dhe ata që merren me higjienën nëpër spitale.

Lexo Edhe:

Azemi tha se u dakorduan që edhe afati për aplikim për mbështetje nga kjo pako për përfituesit të shtyhet deri më 15 maj për shkak të sigurimit të dokumentacionit pasi edhe administratat punojnë me staf të reduktuar.