Atentati në Vlorë për hasmëri? Identifikohen 2 viktimat: Të përfshirë në vrasje pas sherrit për kalin në 2019 - Gazeta Express
string(107) "atentati-ne-vlore-per-hasmeri-identifikohen-2-viktimat-te-perfshire-ne-vrasje-pas-sherrit-per-kalin-ne-2019"

Atentati në Vlorë për hasmëri? Identifikohen 2 viktimat: Të përfshirë në vrasje pas sherrit për kalin në 2019

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 11:34

Janë identifikuar 2 viktimat e atentatit të dyfishtë të ndodhur sot në Vlorë.

Viktimat janë Shpati Lena rreth 40 vjeç, dhe Agim Xhezo gjithashtu rreth 40 vjeç.

Lexo Edhe:

Emrat e tyre nuk janë të panjohur për policinë pasi kanë qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për 2019 në Vlorë. Në gusht të këtij viti në zonën e Ujit të Ftohtë grupi i Shpati Lenës vrau Arben Beqirajn pasi ky i fundit rrahu punëtorin Gazmend Alushi që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i afërmi i pronarit të kalit, Eduartit.

Dy viktimat udhëtonin me makinën e tyre tip “Mercedez B-Class”, ku një makinë tip “BMW” i ka parakaluar dhe 3 autorët që ishin brenda saj kanë hapur zjarr duke i lënë të vrarë në vend.

Për shkak të plumbave, mjeti i viktimave humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Ndërsa pak minuta pas ngjarjes makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar Çerven të Fierit. Makina e tyre tip BMW ishte me targa italiane. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë. Dyshimet e para të çojnë drejt vrasjes për hasmëri.

/Gazeta Express