Arrestohet Henri Çili, dyshohet se ka paguar gjyqtarë për të liruar bandën e Lazaratit - Gazeta Express
string(85) "arrestohet-henri-cili-dyshohet-se-ka-paguar-gjyqtare-per-te-liruar-banden-e-lazaratit"

Gazeta Express

28/02/2020 9:20

Arrestohet Henri Çili, dyshohet se ka paguar gjyqtarë për të liruar bandën e Lazaratit

Gazeta Express

28/02/2020 9:20

Arrestohet nga policia gazetari dhe botuesi i njohur, njëherësh dhe pronar i një Universiteti privat në kryeqytet, Henri Çili.

Ndalimi i tij është bërë nga policia e Tiranës gjatë mesnatës për llogari të policisë së Gjirokastrës.

Lexo Edhe:

Fillimisht ai është transportuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe pas është transferuar në Gjirokastër ku po mbahet në dhomat e izolimit në policinë vendore të këtij qyteti.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës, e cila kishte nisur hetimet që prej 2019.

Çili së bashku me 7 persona të tjerë, të arrestuar gjithashtu, akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në drejtësi.

Dyshohet se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.

Mes të arrestuarve ka dhe avokatë. Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar për arrestimin.