Armando Beqiri përcillet në banesën e fundit, ngushtohet ‘laku’ i hetimeve, fokusi tek 50-vjeçari shqiptar - Gazeta Express
string(102) "armando-beqiri-percillet-ne-banesen-e-fundit-ngushtohet-laku-i-hetimeve-fokusi-tek-50-vjecari-shqiptar"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 14:12

Armando Beqiri përcillet në banesën e fundit, ngushtohet ‘laku’ i hetimeve, fokusi tek 50-vjeçari shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 14:12

Armando Beqiri është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit disa javë pasi u vra në pragun e banesës së tij mesnatën e 14 shkurtit. Lajmin për përcjellien e tij në banesën e fundit e dha bashkëshortja e tij, Þóranna Helga Gunnarsdóttir.

“Burri dhe babai i fëmijëve të mi, Armando Beqirai, vdiq të dielën, më 14 Shkurt. Varrimi i tij do të zhvillohet sot në Grafarvogskirkja,”-thuhet në njoftimin e “nënshkruar” nga Þóranna dhe djali i tyre i çiftit, vetëm 16 muajsh. Ndërkohë që është shtatzanë me fëmijën e dytë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Reykjavík ka shtyrë edhe njëherë tjetër masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin shqiptar, i cili është kthyer në një prej të dyshuarve kryesorë. Përveç tij, katër persona të tjerë mbahen në ambientet e paraburgimit, ndërsa në total dymbëdhjetë kanë statusin e të dyshuarit.

Deri më tani është zbuluar se shqiptari i akuzuar për vrasjen e Beqirit është i njohur edhe për Policinë shqiptare, por mediat vendase nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij.