Arben Ristani: Edi Rama bën fasada, reforma Zgjedhore s’ka kuptim pa drejtësi të pavarur - Gazeta Express
string(85) "arben-ristani-edi-rama-ben-fasada-reforma-zgjedhore-ska-kuptim-pa-drejtesi-te-pavarur"

Gazeta Express

01/06/2020 21:48

Arben Ristani: Edi Rama bën fasada, reforma Zgjedhore s’ka kuptim pa drejtësi të pavarur

Gazeta Express

01/06/2020 21:48

Ish kryetari i KQZ Arben Ristani duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se e shikon si fasadë të Edi Ramës.

Ristani tha se Reforma Zgjedhore nuk qëndron e vetme, e nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur.

Lexo Edhe:

“Reforma Zgjedhore është pikë kyce për integrimin e Shqipërisë, por kjo reformë po vonohet. Ka papërgjegjshmëri për mënyrën si po trajtohet kjo reformë, ka mos-transparencë për publikun. Reforma Zgjedhore nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. Garanti i të Drejtave të Njeriut është Kushtetuesja, që nuk ekziston tani për tani. Kjo reformë është e lidhur me sistemin e adresave, me të gjithë të tjerat. Bëhet sikur janë të sinqertë, por në fakt shihen vec interesa momentale. Edhe rekomandimet e OSBE ODIHR-it janë që më 2013 e nuk kanë ecur sa duhet. Edi Rama bën fasada”, tha Ristani ne Real Story.

Arben Ristani vlerësoi se gjithmonë pushteti ka më shumë faje dhe se edhe këtë rast, më shumë fajtore është pikërisht qeveria.

“Nuk ka ëngjëj, por fajin gjithmonë e ka pushteti më shumë. Edhe kur PD ka qenë në pushtet, përgjegjësia shihej më shumë tek maxhoranca. Edhe futja e teknologjisë ndikon në shumë hallka të procesit, por do shumë kujdes. Teknologjia kërkon besim. Pra duhet besuar teknologjia që ta zbatosh më pas. Por unë besoj se teknologjia gjen hapësira, mund të gjejë sepse tashmë është përhapur thuajse kudo. Ka vende që bëjnë numërim teknologjik shumë shpejt. Më shumë ka mungesë të vullnetit politik, kjo është njësh. Ka mungesë të vullnetit politik sepse nuk ka burra shteti. Por faji më shumë gjithmonë i takon pushtetit”, u shpreh Ristani.