Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Kupchan: Hap i rëndësishëm për Kosovën - Gazeta Express
string(72) "anetaresimi-ne-keshillin-e-evropes-kupchan-hap-i-rendesishem-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 23:43

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Kupchan: Hap i rëndësishëm për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 23:43

Hap i rëndësishëm për Republikën e Kosovës po shihet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ndonëse kanë mbetur edhe dy hapa, votimi në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës, që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësojnë se Kosova po e ngrit pozitën e saj brenda Bashkimit Evropian.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgtown University të Uashingtonit, Charles Kupchan, deklaron se veprimet e Serbisë për tu larguar nga kjo organizatë, janë në të mirën e kryeministrit Albin Kurti.

Lexo Edhe:

“Mendoj që do të jetë një hap para dhe që do të ndihmojë Kosovën të adresojë çështjet e të drejtave njerëzore dhe të ngrit pozitën e saj brenda BE-së dhe komunitetit dhe familjes së demokracisë evropiane. Nuk e dimë saktë se si do të reagojë Serbia. Presidenti Vuçiq e përmendi që ai mund  ta largojë Serbinë nga Këshilli i Evropës dhe ky është problemi i Serbisë. Por, unë mendoj që ky është një zhvillim pozitiv dhe besoj që ishte një lëvizje e rëndësishme për zotin Kurti”, deklaroi Kupchan për tëvë1.

Kupchan e sheh të nevojshme tashmë edhe normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova pati përkrahje të madhe për tu bërë pjesë në KiE.

“Ky lloj hapi para është saktësisht iniciativa që Kosova duhet të merr, jo vetëm që të pranohet në Këshillin e Evropës, por përfundimisht të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian. E dini që ka vota në Këshillin e Evropës që shkuan kundër Kosovës. Kishte shumicë të fuqishme për Kosovën. Ka ende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai.

Profesori amerikan konsideron se situata e sigurisë në katër komunat veriore, ka mundësi përshkallëzimi të situatës.

Sipas tij, Serbia po dëshiron të pengojë normalizimin e marrëdhënieve.

“Kemi kaluar disa momente të rrezikshme jo shumë kohë më parë, në Banjskë. E dimë që ka potencial për shpërthim të dhunës. Këto lloj të raportimeve janë shumë shqetësuese. Nuk besoj që jemi duke shikuar në një situatë lufte ndërmjet Kosovës e Serbisë. Padyshim që ka akterë që mund të zgjedhin dhunën, ose të shohin dhunën si një mënyrë për të ndërprerë normalizimin duke ndikuar në mos lëvizjen para të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.”

Ditë më parë, edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, paralajmëroi se ka grupe të cilat janë duke u trajnuar nga Serbia për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb, hyri përmes rrugëve ilegale dhe sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku.