Amerikani vendos rekord të ri botëror duke ngrënë mbi 34 mijë hamburgerë - Gazeta Express
string(72) "amerikani-vendos-rekord-te-ri-boteror-duke-ngrene-mbi-34-mije-hamburgere"

Amerikani vendos rekord të ri botëror duke ngrënë mbi 34 mijë hamburgerë

Fun

Gazeta Express

04/03/2024 19:45

Amerikani Donald Gorske, mbajtës i një titulli të Rekordeve Botërore Guiness, ka forcuar më tej titullin e tij si individi që ka konsumuar numrin më të madh të hamburgerëve Big Mac gjatë gjithë jetës.

Vetëm gjatë vitit 2023, 70 vjeçari ka konsumuar 728 hamburgerë, duke e dërguar totalin e hamburgerëve të ngrënë në 34,128.

Lexo Edhe:

Siç dokumentohet nga Guiness, rrugëtimi i Gorske drejt rekordit botëror ka filluar 52 vjet më parë, përcjell Telegrafi.

Ai e siguroi rekordin fillestar në vitin 1999, fillimisht duke konsumuar nëntë hamburgerë çdo ditë, pastaj e zvogëloi sasinë në dy. Por, edhe pas pensionimit të tij, ai ende shijon hamburgerë nga McDonald’s.


Pjesa më befasuese është pretendimi i pensionistit se nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, pavarësisht se ka konsumuar mbi 34 mijë hamburgerë.

Për të ruajtur mirëqenien e tij, ai nuk i preferon patatet e skuqura, dhe realizon një shëtitje të përditshme prej 9 kilometrash.