Ambasadori italian kujton viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Sllakovc në vitin 1999 - Gazeta Express
string(101) "ambasadori-italian-kujton-viktimat-qe-humben-jeten-nga-rrezimi-i-aeroplanit-ne-sllakovc-ne-vitin-1999"

Gazeta Express

25/10/2020 19:28

Ambasadori italian kujton viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Sllakovc në vitin 1999

Gazeta Express

25/10/2020 19:28

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, bashkë me KFOR-in italianë dhe me Policinë italiane, gjatë ditës së sotme kanë shkuar në Sllakovc të Mitrovicës për të kujtuar viktimat që kanë ndërruar jetë si pasojë e një aeroplani që ishte rrëzuar në atë pjesë më 12 nëntor të vitit 1999.

Këtë e bën të ditur nga Ambasada e Italisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se 24 burra dhe gra, gjysma prej tyre italianë, vdiqën në përplasjen e Fluturimit 3275 afër Mitrovicës.

Lexo Edhe:

“Shumica prej tyre punonin për UNMIK-un, Programin Botëror të Ushqimit dhe OJQ-të ndërkombëtare, për të ndihmuar njerëzit e #Kosovës që të rimëkëmbeshin nga lufta”.

“Sot, ne i nderuam ata dhe vlerat e përjetshme të solidaritetit që ata përfaqësonin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.