Nga Zyra e BE'së ambasadorët nisen në Kuvend për takim me VV'në e LDK'në - Gazeta Express
string(43) "ambasadoret-nisen-ne-kuvend-nga-zyra-e-bese"

Gazeta Express

28/01/2020 18:08

Me i fundit

Nga Zyra e BE’së ambasadorët nisen në Kuvend për takim me VV’në e LDK’në

Gazeta Express

28/01/2020 18:08

Përfaqësuesit e QUINT’it në vend dhe Nataliya Apostolova përfaqësuese e zyrës së BE-së në Kosovë kanë shkuar në Kuvend të Kosovës aty ku do të takohen me përfaqësues të LV-së dhe LDK-së, raporton Gazeta Express.

Takimi ishte paraparë që të mbahet në ora 17:00, atëherë kur në Kuvend veçse kanë arritur zyrtarë të të dy partive, të udhëhequr nga Albin Kurti e Isa Mustafa.

Lexo Edhe:

Mirëpo, fillimisht, ambasadorët e QUINT’it dhe Apostolova janë mbledhur pranë zyrës së BE-së, për të vazhduar pastaj për në Kuvend.

Duke hyrë në Kuvend janë parë ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Apostolova nga BE-ja si dhe përfaqësues nga ambasada italiane, ajo franceze dhe nga ambasada e SHBA-së. 

Ky takim po mbahet me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaExpress/