Altin Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal - Gazeta Express
string(77) "altin-dumani-hedh-poshte-akuzat-e-ilir-metes-nuk-e-kam-takuar-kurre-mcgonigal"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 15:17

Altin Dumani hedh poshtë akuzat e Ilir Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 15:17

Kreu i Prokurorisë së Posaçme i është përgjigjur akuzave të drejtuesit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Altin Dumani pohoi se ai nuk e ka takuar asnjëherë ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles Mcgonigal. Sipas tij gjithçka e thënë në media është në vijim të akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që ai drejton.

Lexo Edhe:

“Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar mcgonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare” , u shpreh Dumani.

Një ditë më parë Meta akuzoi publikisht Altin Dumanin se është takuar me mcgonigal duke hedhur dyshime mbi hetimet që SPAK po kryen për dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.