Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton Bashës kontratën e firmosur një vit më parë - Gazeta Express
string(84) "aleanca-per-mbrojtjen-e-teatrit-i-kujton-bashes-kontraten-e-firmosur-nje-vit-me-pare"

Gazeta Express

25/05/2020 17:23

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton Bashës kontratën e firmosur një vit më parë

Gazeta Express

25/05/2020 17:23

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në të shkruhet në lidhje me kontratën që kanë nënshkruar me 25 korrik për 2019 për sistemin zgjedhor.

Lexo Edhe:

“I nderuar z. Basha më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate, AMT thotë se ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, AMT gjykon se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.