Albin Kurti kujton Fehmi Lladrovcin me një histori të 28 nëntorit 1997 - Gazeta Express
string(70) "albin-kurti-kujton-fehmi-lladrovcin-me-nje-histori-te-28-nentorit-1997"

Gazeta Express

22/09/2020 15:01

Albin Kurti kujton Fehmi Lladrovcin me një histori të 28 nëntorit 1997

Gazeta Express

22/09/2020 15:01

Kreu i LVV’së, Albin Kurti e ka kujtuar sot Fehmi Lladrovcin, duke tregur një histori të vitit 1997, raporton Gazeta Express.

Kurti në Facebook ka thënë se 28 nëntorin 1997 e kishte kremtuar bashkë me Lladrovcin në München të Gjermanisë.

Lexo Edhe:

“Mandej udhëtuam për Düsseldorf ku qëndruam një natë, para se të vazhdonim për Amsterdam prej nga fluturuam për ShBA.  Fehmi Lladrovci ishte siç ma kishte përshkruar Adem Demaçi: porsi prushi (“zharavë”, nofkë kjo e Bacës Adem për të nga koha e burgut në Stara Gradishkë të Kroacisë). Përveçse i burgosur politik, Fehmi Lladrovci ishte inxhinier i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit. Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s’ka gjë që na ndal, mendova me vete”, ka shkruar ai.

“Shoqata “Shqiponja”, e udhëhequr nga Lulzim Dragidella e pat organizuar atëbotë festën e 28 nëntorit 1997 në Gjermani, ku morëm pjesë bashkë me Bujar Dugollin, e ku takova Fehmi Lladrovcin e Rexhë Ibërdemajn. 

Mbresa të pashlyeshme sot teksa bëmë homazhe te përmendorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit që para 22 viteve ranë heronj bashkë me ushtaren Fatime Hetemi”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/