Albin don Kishoti - Gazeta Express
string(17) "albin-don-kishoti"

OP/ED

Gazeta Express

14/05/2022 14:59

Albin don Kishoti

OP/ED

Gazeta Express

14/05/2022 14:59

Nëse krijojmë një raport fiksional si në letërsi, me kursin politik që ndjek kryeministri kosovar Albin Kurti, na del një Don Kishot i Mançës (Don Quixite de la Mancha) nga romani i Miguel de Cervantes. Sepse për Kosovën, sipas tij, mullijtë e erës nuk janë në Shtëpinë e Bardhë, por duhet të jenë diku në Luginën e Silikonit!?

Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Po t’i japim zë Don Kishotit, Kurti ka shpresë, përderisa nuk ka asnjë libër kaq të keq, sa të mos ketë diçka të mirë në të.

Vitin e kaluar ai thoshte se “marrëdhëniet e mira me ShBA-në nuk janë do gypa”, kurse tash ai e rinegocio Marrëveshjën me MCC (Sfidat e Mileniumit) duke i shpëtuar jo vetëm ato dyqind nilionë por edhe fytyrën.

Nga vizita e tij në ShBA, ndonëse dukej si një boem i vetmuar, doli një e mirë, u zhduk nga përrallat me mbret e shumë dukate në ballë, përrallaxhiu Gazmend Gjonbalaj, sehirbazi që do të investonte miliona në Kosovë, nëse Kurti do të dilte fitues në zgjedhje.

E mira pra, që mund të dalë nga kjo vizitë, mund të interpretohet si deziluzionim i Kurtit dhe zgjedhësve të tij.

1.

Albin Kurti “me trurin kompjuter”- sipas përkthimit Fake nga “një shqiptar i Kralevës” të një deklarate kinse të një politikani serb, i vetmuar në një dhomë hoteli, diku në Amerikë, shikon në Iphone12, disa djemë kosovarë që “po e trondisin botën” në Counter Strike!?

Dhe ashiqare, në vendin ku është shumë e zhvilluar kjo lojë (luftë virtuale) injoranca – sipas testit PISA – del të jetë ndër më të lartat në botë dhe kjo nuk e tronditë fare kryeministrin e Kosovës Albin Kurti!

Nxënësit e Kosovës nuk e kuptojnë materien që e lexojnë, derisa dalin super në Counter Strike!?

Sidoqoftë, injorantët janë shoqëri ideale për të prodhuar votë!

2.

Dihet nga revolucionet botërore se turma i përulet liderit popullist dhe nga ajo shkëputet edhe ndonjë rrenc që thotë përralla me thesare, që turma t’i lëpijë buzët, si Gazi çudibërës, porse faza e parë e rënies së liderëve të tillë është kthjellimi (deziluzioni.)

Ndërsa kur lideri rrëzohet turma e urren, sepse tek atëherë e shohin tl barabartë, pa xhipa të zi e truproja, që dikur Kurti i tallte.

3.

I konceptuar fillimisht si një parodi e romancave kalorësiake në modë letrare, përshkruan realisht atë që i ndodh një kalorësi, i cili, me kokën e tij të hutuar nga leximi i romancave të tilla, niset mbi kalin e tij të vjetër Rocinante, me shefin e tij pragmatik të stafit, Sanço Pança (Sancho Panza) për të kërkuar aventura.

Porse aventura e tij në Luginën e Silikonit (Silicon Walley) ishte më tepër përmbushje e një ëndrre fëmijërore për xhezdisje e flori dhe sublimim, se sa axhendë shtetërore, e mirëfillt!?

4.

Albin Kurti në Amerikë u soll e pështoll si një Don Kishot i pafat në aventurën e tij, me intencë cool-eriste (me të kuptuarit OJQ-ist të shtetit dhe tendencë opozitare për tronditje të estabilishmentit.)

Sepse i përbuzi amerikanët duke i pandehur si imperialistë (ekziston një status i Kurtit që ShBA-në i portretizon si të tillë);

Sepse u rrok me Grenellin.

Sepse i tha jo projektit të gazsjellësit amerikan (që tashti po përpiqet ta rikthejë pa u vënë re nga publiku!?);

Sepse nuk përfilli rekomandimet e Quint-it për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Sepse u vu me shkrim e gojë në ndjekje të gazetarëve.

Sepse u step i frikësuar nga dialogu me Serbinë, duke e pasur të drejtën në anën e tij, që i bie se Kurti pavetëdijshëm po e mbanë status quo-n, që për amerikanët është thjesht dhe literalisht “në favor të Rusisë”.

Ata (amerët) erdhën dhe ia shpallën këtë mandatë (Donfried) që kryeministri nuk diti ta zbërthejë!?

Derisa njeriu matanë barikade, Presidenti Aleksandar Vucic, po merr lëvdata për bashkëpunim nga amerukanët (nënsekretarja Nuland), Kurti i ngurt shikon televizorin me pamjën kur ambasadori i Serbisë në ShBA Djuric (Kurtit duhet t’i kujtohen pamjet me Djuric-in në duart e policisë kosovare) pritët nga Presidenti Biden, në Shtëpinë e Bardhë, derisa ai sheh Counter Strike me djemtë e çart’ të luftës virtuale, derisa luftëtarët e vërtetë i shpërfilli dhe i shpalli hajna pa e thënë këtë asnjë gjykatë e rregullt!?

Tashmë nuk i dihet, a do të vazhdojë Kurti në rolin e Don Kishotit apo të Sanço Panços, personazhit imagjinar në romanin Don Kishoti të Don Miguel de Cervantes, Duke dhënë komente për telat e bakrit me prerje të tërthortë dhe kusherinjë për dasma, që në letërsinë e Cervantes-it quhen “sanchismos”, një kombinim i humorit me ironinë.

Në rastin kosovar ‘sançizmat’ vlejnë si vjersha ikonike për fëmijë të rritur (pa shkollë) dhe zgjuarsi tokësore!?