Aktori kosovar bëhet pjesë e serialit të njohur amerikan, paraqitet si mysafir në episodën e sotme - Gazeta Express
string(97) "aktori-kosovar-behet-pjese-e-serialit-te-njohur-amerikan-paraqitet-si-mysafir-ne-episoden-e-sotme"

Aktori kosovar bëhet pjesë e serialit të njohur amerikan, paraqitet si mysafir në episodën e sotme

Rozë

Gazeta Express

11/04/2024 14:42

Aktori i njohur kosovar, Kushtrim Hoxha, do të jetë pjesë e serialit të njohur amerikan “Law&Order”, në episodën që transmetohet sonte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha, në faqen e tij zyrtare në Facebook. Hoxha do të luajë rolin e Pavlo Golub, në episodën “Family ties”, apo “Lidhjet familjare”, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Ky serial transmetohet që nga viti 1990 dhe deri tash ka 23 sezone, apo rreth 500 episoda.

Seriali ka fituar 49 çmime nga 205 nominime sa ka pasur në total.