Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Gjilan: 5 persona dërgohen në spital - Gazeta Express
string(72) "aksident-i-rende-ne-rrugen-prishtine-gjilan-5-persona-dergohen-ne-spital"

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë- Gjilan: 5 persona dërgohen në spital

Gazeta Express

22/01/2020 7:23

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje pas orës 18:00 në magjistralen Prishtinë- Gjilan ku si pasojë janë lënduar 5 persona

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe menjëherë personat e lënduar kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe janë dërguar në spital.

Lexo Edhe:

Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.